Bien shifrat e të infektuarve, 5 viktima dhe 549 raste të reja nga COVID në Shqipëri
2 Tetor 2021, 15:12Nga DOSJA
TIRANË- 5 viktima dhe 549 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë:një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ndërkohë që bga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 549 qytetarë, 236 prej të cilëve janë vetëm në Tiranë,ndërsa 865 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Nga 4,279 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 549 qytetarë. 236 qytetarë janë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.
Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (02 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 549 Të shëruar në 24 orë 865 Të shtruar në spitale 176 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 4,279
Testime totale 1,211,134 Raste pozitive 171,327 Raste të shëruara 159,439 Raste Aktive 9,178 Humbje jete 2,710
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
MAL I ZI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare shqiptare, Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. E ...
DIBËR– Gjykata e Dibrës ka lënë në burg dy personat e përfshirë në skemën e korrupsionit në Zyrën Arsimore Dibër, Halit Shehun dhe Fitim Farrukun. Tr...
Aktualitet 2 Tetor 2021, 13:35
TIRANË – Ditën e sotme, banorët e njësis ë numër 5 në Tiranë, kanë protestuar për shkak se dikush po tenton që t’jua marrë banesat e tyre. Bano...
TIRANË– Një operacion i zhvilluar nga Europol, që përfshinte 27 shtete të botës dhe Shqipërinë, ka vënë në pranga 330 persona.Gjatë këtij operacioni ...
Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dhunën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të da...
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në flagrancë për trafik të lëndëve narkotike.Sipas mediave italiane, shqi...
Aktualitet 2 Tetor 2021, 12:04
ITALI– Operacioni antidrogë ‘Illirycum’, në bashkëpunim me policinë në Aosta, ka vënë në pranga 5 persona dhe pritet që në pranga të përfundoj...
SHKODËR– Qytetarët e Shkodrës kanë marshuar në mënyrë sensibilizuese ditën e sotme, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimi...