Aktualitet

Tronditëse në Mal të Zi! 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga bashkëshorti bashkë me gjyshen në shtëpinë e saj, i ati

2 Tetor 2021, 15:17 Nga DOSJA
Tronditëse në Mal të Zi! 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet

MAL I ZI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare shqiptare, Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. E reja është vrarë në shtëpinë e të atit, ku plumbat kanë plagosur dhe këtë të fundit, ndërsa nuk është kursyer as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati.  

Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ndërsa në rrjete sociale po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, e një mesazh i shkruar për të por në vetën e parë.

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,”-shkruhet në rrjet për të.

Është e paqartë arsyeja përse 18-vjecarja ka rënë viktimë e bashkëshortit të saj, ndërkohë që të pakta janë mediat që e kanë raportuar ngjarjen. Edhe ato që e kanë bërë, duke marrë shembullin e “Vijesti.me”, e kanë raportuar shumë “thatë” pa dhënë asnjë detaj, madje as për të shpallurin në kërkim.

Gjithë çfarë dihet është se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve. Mesa duket problemet kanë sjellë edhe ndarjen e tyre, që autori duket se nuk e ka pritur mirë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shejla bakija vrasja e shejla bakijas shejla bakija vrasja e shejla bakijas

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2021, 13:35

TIRANË – Ditën e sotme, banorët e njësis ë numër 5 në Tiranë, kanë protestuar për shkak se dikush po tenton që t’jua marrë banesat e tyre. Bano...

Aktualitet 2 Tetor 2021, 12:04

ITALI– Operacioni antidrogë ‘Illirycum’, në bashkëpunim me policinë në Aosta, ka vënë në pranga 5 persona dhe pritet që në pranga të përfundoj...