Bota

Sulm me çekiç në Londër, një 38-vjeçar plagos 4 persona

2 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Sulm me çekiç në Londër, një 38-vjeçar

BRITANI- Një sulm me çekiç në rrethin Soho të Londrës ka plagosur 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas BBC, një burrë 38-vjeçar sulmoi dy gra, njëra në të 20-tat dhe një në të 30-at, me një çekiç në Regent Street rreth orës 22.45 të Premten, tha policia.

Burri më pas hyri në një pijetore në Glasshouse Street dhe sulmoi një grua, të moshës 40 vjeç dhe një burrë rreth të 50-ve.

Personeli i sigurisë e mbajti burrin i cili më pas u arrestua nga policia për plagosje të rëndë. Të katër të plagosurit u dërguan në spital. Asnjë nga të plagosurit nuk besohet se është në gjendje të rrezikshme për jetën.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me cekic ne londer sulm me cekic ne londer

Sondazh

Poll