Ndihma për afganët, Rama: Dikur ishim ne alienët që largoheshin nga talebanët, ka një kohë kur kërkon e ka një kohë ku
1 Tetor 2021, 15:54Nga DOSJA
ABU DHABI– Kryeministri Edi Rama ka prekur edhe ndihmën e dhënë ndaj popullit afgan nga Shqipëria. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare, Rama tha se Shqipëria nuk e ka memorien e shkurtër dhe se 30 vite më parë, shqiptarët ishin afganët që largoheshin nga talebanët.
Kryeministri shtoi se fëmijët tanë nuk duhen rritur në një ambient ku u mbyllen dyert atyre që kanë nevojë, pasi në këtë botë ka një kohë kur kërkon e ka një kohë kur duhet të japësh.
“Jam shumë i lumtur ta përmbyll këtu duke ju thënë se ne jemi shumë të lumtur e krenarë që ndihmuam afganët pas situatës në Afganistan. Shumë më kanë pyetur se përse e bëmë këtë gjë, sepse ne nderojmë traditën. Një prej faqeve më të rëndësishme është shpëtimi i hebrenjve, Shqipëria ishte vendi me më shumë hebrenj në Evropë pas luftës. Kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. 30 vjet më parë, afganët ishim ne, që iu ikëm talebanëve tanë që nuk ishin islamikë, por stalinistë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në Itali. Nëse nuk do të gjenim strehë, nuk do të ishim sot këtu, një vend me statusin e kandidatit për t’u bërë pjesë e unionit. Fëmijët tanë nuk duhen rritur në një ambient ku u mbyllen dyert atyre që kanë nevojë. Në këtë botë ka një kohë kur kërkon e ka një kohë kur duhet të japësh,”- tha Rama ndër të tjera.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zhvilluar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.Në një post...
TIRANË– Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka bërë ankimim ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet dhe shtesa...
ABU DHABI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet ...
Politike 1 Tetor 2021, 10:54
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur një ceremoni për 30-vjetorin e ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadë. Në takim ku të ftuar kanë...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot lirimin nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vajzën e shkrimtarit ...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një pritje për personalitete të ndryshme për të kremtuar 30-vjetorin e ngritjes së ve...
TIRANE– Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kërkesë pranë Kryesisë së Kuvendit për të hetuar ligjshmërinë e ndjekur nga autoritetet në lidhje me incene...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi para gazetarëve ditën e sotme se grupi parlamentar i PD ka depozituar kërkesën zyrtar...