Aktualitet

FOTO/ Meta takohet me Ipeshkovin e Kosovës: Triologjia e librit ‘Kthimi’ është rrëfim i sinqertë dhe jetësor i

1 Tetor 2021, 19:11 Nga DOSJA
FOTO/ Meta takohet me Ipeshkovin e Kosovës: Triologjia e librit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me Ipeshkovin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji për triologjinë e librit që Ipeshkovi ka shkruar “Kthimi”. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se librat e shkruar janë një rrëfim i sinqertë, historik dhe jetësor i fatit të shqiptarëve në kohën e pushimit osman. Meta shkruan se ky rrëfim është një vlerë e madhe trilogjisë së Imzot Dodë Gjergjit.

Postimi i plotë:

Triologjia letrare “Kthimi” me autor Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji është një rrëfim i sinqertë, historik, jetësor, filozofik dhe njerëzor i fatit të shqiptarit dhe shqiptarëve, që u gjendën në përplasje me pushtuesin osman. Autori ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, se si gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar.

Imzot Dodë Gjergji zbulon rrugët, mënyrat dhe mjetet, se si personazhet e tij të përballojnë stuhinë politike ushtarake të ndarjes së besimeve dhe ata dalin aq të fortë sa ngrihen mbi ndasitë e kohës duke mbrojtur palcën kombëtare njerëzore të vazhdimit të jetës, për të mbrojtur e ruajtur kohezionin kombëtar dhe analizuar triumfin kombëtar përmes një vëllazërimi, mbi të gjitha me emrin shqiptar. Kjo është një vlerë e madhe e trilogjisë së autorit Imzot Dodë Gjergjit.
Urime dhe suksese për vepra të reja

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta imzot dodë gjergjit triologjia kthimi ilir meta imzot dodë gjergjit triologjia kthimi

Sondazh

Poll