Aktualitet

Prindërit fitojnë, Kushi: Nga e hëna, mësimi do të zhvillohet me kohëzgjatje normale dhe pa turne

1 Tetor 2021, 17:19 Nga DOSJA
Prindërit fitojnë, Kushi: Nga e hëna, mësimi do të

TIRANë- Mësimi që nga ditë e hënë do të fillojë normalisht dhe me kohë të plotë. Ky vendim nga Ministria e Arsimit Evis Kushi u mor, për shkak të peticionit të prindërve, të cilët kërkuan që mësimi të zhvillohej normal dhe me kohë të plotë. Me anë të një në Facebook, Kryeministri Edi Rama duke dhënë lajmin për nisjen e mësimit me kohë të plotë, u ka kujtuar prindërve dhe nxënësve rregullat e higjenës si dhe disntancimit, për shkak të pandemisë së Covid.

Postimi i plotë:

Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore. Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit, mbajtja e maskave, dezinfektimi i mjediseve, ruajtja e higjienës në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese

Prindërit ditën e sotme nisën firmosjen e një peticioni, në të cilin kërkonin nisjen e mësimit normal dhe me kohëzgjatje të plotë.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi mesimi nis ne kushte normale evis kushi mesimi nis ne kushte normale

Sondazh

Poll