Politike

VIDEO- Mblidhen strukturat e PS-së në Korçë, Gjiknuri konfirmon Peleshin si drejtues politik: Jemi në proces riorganizimi,

1 Tetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
VIDEO- Mblidhen strukturat e PS-së në Korçë, Gjiknuri

KORÇË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka qenë në Korçë këtë të premte ku ka prezantuar drejtuesin politik të qarkut, Niko Peleshi. Gjiknuri mblodhi strukturat e qarkut për të parashtruar një riorganizim të Partisë Soicaliste, siç edhe ka deklaruar ai më herët. Në një prononcim për mediat nga Korça, Gjiknuri tha se PS-ja do të riorganizohet në mënyrë që të përballë sfidat e zgjedhjeve të ardhshme. Ai shtoi se kjo fillon me dixhitalizimin e anëtarësisë.


“Sot patëm rastin bashkë me drejtuesin politik të qarkut që i uroj suksese në rrugëtimin e ri pas konfirmimit në mandatin e tretë. Kongresi e konfirmoi edhe njëherë Peleshin në krye të këshillit politik të qarkut të Korçës. U mblodhën të gjitha strukturat e partisë të gjithë qarkut me qëllim fillimin e një procesi të rëndësishëm që është riorganizimi i PS për sfidat e mandatit 3. Kjo përkon me fillimin e mandatit të tretë qeverisës. Pikërisht qeverisja në mandatin e tretë kërkon sfida të reja nga ana e PS-së. Ne kemi filluar një proces mirëorganizimi që fillon që me dixhitalizimin e anëtarësisë dhe së dyti me riorganizimin e të gjithë strukturave dhe përfshirjen e tyre maksimale që në momentet e para jo duke pritur fushatën zgjedhore. Kjo do të thotë që PS të jetë në gjendje të ndërtojë një strukturë të mirëfilltë elektorale në çdo kohë kur të jenë zgjedhjet qofshin vendore apo të përgjithshme. Pikërisht ky proces dhe ndryshimet e reja u bënë me këtë qëllim që ne të ndërtojmë struktura të gatshme të nisura nga eksperiencat e mira të realizuara në zgjedhjet e fundit me qellim qe partia të jetë në kërkesat që kërkon mandati i 3 dhe të jetë një forcë e aftë politikisht për të konkurruar në çdo kohë dhe të jetë gjithmonë fituese,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

Vetë Peleshi u shpreh se ndihet i kënaqur që do të drejtojë edhe për katër vite të tjera punën e socialistëve në Korçë.

“Siç e tha edhe Gjiknuri. Ne sot kemi zhvilluar takim me strukturat më të larta në qarkun e Korçës ku janë hequr vijat kryesore të riorganizimit të partisë. Kemi lënë pas një palë zgjedhje shumë të suksesshme për ne. Duhet thënë që kryetari i partisë ka kërkuar që PS t’i përqaset një fryme të re. Besojmë që kultura dhe sjellja brenda PS reflekton edhe në qeverisje. Jam i kënaqur që do jem gati të drejtoj për katër vite të tjera punën tonë këtu. Është një mandat jo i thjeshtë. Ju uroj punë të mbarë edhe Damianin dhe Blendit. Shokut Gjiknurit dhe shokut Klosi,”- u shpreh Niko Peleshi nga Korça.  

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhen strukturat e ps ne korce niko peleshi damian gjiknuri mblidhen strukturat e ps ne korce niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 1 Tetor 2021, 10:54

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur një ceremoni për 30-vjetorin e ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadë. Në takim ku të ftuar kanë...