Bota

Limaj për marrëveshjen me Serbinë dhe anullimit të projektit të gazit: Kemi qeveri arrogante dhe një opozitë servile

1 Tetor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Limaj për marrëveshjen me Serbinë dhe anullimit të projektit

KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj ka kundërshtuar vendimet e qeverisë Kurti në lidhje me refuzimin e projektit për gazin si dhe të nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën për targat. Me anë të një postimi në Facebook, Limaj shkruan se Kosova ka një qeveri arrogante, ndërkohë që nuk i ka kursyer akuzat edhe për opozitën, të cilën e quan anemike, të përgjumur dhe servile.

Postimi i plotë:

Kosova fatkeqësisht përveç që ka një qeveri arrogante ka edhe një opozitë parlamentare anemike, të përgjumur e në disa raste edhe servile. Kosovës sot i duhet një opozitë e fuqishme, e cila mbron parime e qëndrime në interes të vendit. Si ka mundësi që partitë parlamentare opozitare të mos i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe nënshkrimit të marrëveshjes për targat, ku faktikisht përmes asaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë! Sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet një opozitë parlamentare aktive, e cila përmes mekanizmit të Kuvendit do t’i kërkonte përgjegjësi kësaj Qeverie për dëmet që po ia shkakton vendit.

Ditën e djeshme, qeveria e Kosovës refuzoi projektin amerikan të gazit me pretendimin se nuk kishte mjaftueshëm informacione, ndërsa gjithashtu në Bruksel u arrit marrëveshja për targat me Serbinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrihet marreveshja per targat fatmir limaj kosova refuzon projektin per gazin arrihet marreveshja per targat fatmir limaj kosova refuzon projektin per gazin

Sondazh

Poll