Pak para skadimit të afatit, presidenti Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë dhe lejon financimin e
1 Tetor 2021, 13:30Nga DOSJA
SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten.
Votimet e njëpasnjëshme nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve shmangën njërën krizë, por paqartësitë për një krizë tjetër vazhdojnë ndërsa demokratët dhe republikanët përballen me çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35. Shumica e republikanëve në të dy dhomat votuan kundër saj.
Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksionontepasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes.
Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.
Paralelisht me përpjekjet për ta mbajtur qeverinë hapur, demokratët vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetje të mjaftueshme brenda partisë së tyre për të miratuar përparësitë kryesore ekonomike të zotit Biden, përfshirë një projekt-ligj dypartiak infrastrukture prej 1 trilion dollarësh që rrezikohet të bllokohet në Dhomën e Përfaqësuesve .
Të fokusuar tek programi ekonomik i zotit Biden, demokratët u tërhoqën nga një betejë politike mbi kufirin e borxhit në projekt -ligjin përfinancimin e qeverisë, duke vendosur ta shkëpusin çështjen e financimit të qeverisë nga ajo e tavanit të borxhit nën këmbënguljen e e republikanëve.
Nëse ky kufi nuk rritet deri më 18 tetor, SHBA ndoshta do të përballet me një krizë financiare dhe recesion ekonomik, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen./VOA/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
“Bullgaria do të mund të zhvillohej shumë më mirë, sikur 10 deri në 20 përqind e pasurisë kombëtare, të mos derdhej në xhepat e disave. Shumë gjëra po zhd...
KOSOVË- Sot shënohen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme e cila u ng...
GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën d...
KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 humbje jete dhe 42 raste të reja me Covid-19.Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë së Kos...
KOSOVË- Protestuesit serbë të cilët prej 12 ditësh kanë bllokuar dy pikat kufitare pas vendimit për reciprocitetin e targave nga qeveria e Kosovës.Këto pi...
BRITANI- Një avion Boeing 747 mori flakë pas një uljeje të dështuar në Aeroportin East Midlands në Britani. Gomat e avionëve shpërthyen në flakë mbrëmjen e së e...
BRITANI- Duke filluar nga sot, 1 tetor, qytetarët evropianë, përfshirë ata nga Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, duhet të paraqesin pasaportat e tyre kur hyjnë në ...
BRUKSEL- Një raund i planifikuar prej kohësh i bisedimeve të tregtisë së lirë Australi-BE është shtyrë, konfirmoi një zyrtar evropian të Premten, pas zemërimit ...