Bota

E përdhunoi për një javë rresht! Gjendet 13-vjeçarja e zhdukur në Kosovë, prangoset i riu që abuzoi me të, e çoi tek s

1 Tetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
E përdhunoi për një javë rresht! Gjendet 13-vjeçarja

KOSOVË– Një 13-vjeçare nga fshati Junosh i Gjakovës, është përdhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari Egzon Krasniqi nga fshati Treboviq i Pejës. Mediat e Kosovës shkruajnë se e mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja kishte denoncuar në polici largimin e saj nga shtëpia me një djalë 18 vite më të madh. Sot, kur ka kaluar një javë nga zhdukja e saj, e mitura është gjetur bashkë me Krasniqin dhe 13-vjeçarja pritet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor.

Burime nga Prokuroria e Kosovës kanë bërë me dije për mediat lokale se Krasniqi e kishte marrë të miturën pasditen e enjtes në dalje të fshatit me veturën e tipit “Ford Fiesta” dhe e kishte çuar në shtëpinë e tij. Në ditët e tjera, për të humbur gjurmët nga familjarët e të miturës dhe policia, Krasniqi kishte ndërruar vendqëndrim shumë herë.

Fillimisht ata kishin shkuar në shtëpinë e dhëndrrit të tij e më pas në një motel në Pejë. Gjatë gjithë kësaj kohe, 31-vjeçari e kishte detyruar vajzën 18 vjet më të vogël që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Më pas të dy ishin kthyer sërish në shtëpinë e Egzon Krasniqit.

Krasniqi aktualisht është prangosur nga policia.

“Pas intervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent,”- ka deklaruar policia në lidhje me rastin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora egzon krasniqi perdhunohet 13 vjecarja ne kosove egzon krasniqi perdhunohet 13 vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll