Bota

24 vjet nga protestat studentore, Kurti homazhe para varrit të profesorit që i priu ndryshimit (FOTOT)

1 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
24 vjet nga protestat studentore, Kurti homazhe para varrit të profesorit

KOSOVË- Sot shënohen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme e cila u ngrit në protestë, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviçit në fillim të viteve të 90-ta.

Në këtë përvjetor dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë kurora lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij.

Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci dhe Anila Statovci, me profesorin Ahmet Geca, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, ministrin Xhelal Sveçla, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Bujar Dugollin, Fatban Bunjakun, Jeton Rexhën, Lulëzon Jagxhiun, Mentor Bogajn, Milot Cakajn, Mihane Salihun, dhe Veton Demajn, nderuan ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, profesorin Ejup Statovci, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.

24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi. I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb.

Ai ka theksuar se fati i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngusht me fatin e vendit.

Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin”.- shpreh Kurti.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi një program serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 24 vjetori i levizjes studentore ne kosove albin kurti ejup statovci 24 vjetori i levizjes studentore ne kosove albin kurti ejup statovci

Sondazh

Poll