Bota

Pas marrëveshjes për targat, sekretari i NATO-s takohet me Lajçak: Kemi interes të përbashkët për zgjidhje të qëndruesh

1 Tetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Pas marrëveshjes për targat, sekretari i NATO-s takohet me

BRUKSEL– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar të dërguarin e posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Stoltenberg ka njoftuar se me Lajcak ka diskutuar marrëveshjen për reciprocitetin e targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Diskutuam me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak marrëveshjen për deeskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. KFOR-i vazhdon të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO dhe BE kanë interest të përbashkët për zgjidhje të qëndrueshme në rajon”, ka thënë Stoltenberg.

Discussed with #EU Special Rep @MiroslavLajcak the arrangement to de-escalate tensions in north of #Kosovo. @NATO_KFOR continues to ensure a safe & secure environment & freedom of movement. #NATO & the EU have common interest in lasting political solution in the region. pic.twitter.com/jOPSNAc3qd

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 1, 2021

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrihet marreveshja per targat jens stoltenberg miroslav lajčák arrihet marreveshja per targat jens stoltenberg miroslav lajčák

Sondazh

Poll