Bota

Flet turku në kërkim të vetvetes: Më kapën djersë të ftohta, nuk më besonin që isha unë

1 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Flet turku në kërkim të vetvetes: Më kapën djersë

TURQI – Turku nga Inegol, Beyhan Mutlu, ka folur ditën e sotme për incidentin ditën e djeshme ku i dehur ndihmonte ekipin të gjente vetveten.

Mutlu ka thënë për mediat se ate ditë ka qënë duke pirë me mikun e tij dhe më pas i ka thënë se do largohet për të fjetur. Kur është zgjuar ka parë grupet e kërkimit dhe ka shkuar të ndihmojë.

“Në ditën e incidentit po pija së bashku me mikun tim në Inegol. Ishte vonë dhe u largova. Ju thashë se do shkoja dikutjetër për të pushuar, por siç duket ai nuk më kishte kuptuar. Kam fjetur rreth orës 01:00 të mëngjesit, u zgjova rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kur pashë skuadrat jashtë, shkova tek ata dhe i pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ata thanë se ishte zhdukur një person”, tregoi ai.

Turku ka thënë se pas gjysmë ore ecje ka dëgjuar të bërtisnin ” Beyhan Mutlu’’, pra emrin e tij. U ka thënë se ishte ai peroni por nuk e besuan derisa shoku i tij, Mesut, e njohu.

Unë u bashkova me ta dhe fillova të kërkoja personin e zhdukur. Unë iu bashkova kërkimit pa e ditur se kush ishte personi i zhdukur. Pas rreth gjysmë ore ecje e kuptova që ekipet po më kërkonin mua pasi ata bërtisnin ”Beyhan Mutlu’’. Duke dëgjuar emrin tim, një djersë e ftohtë më shpërtheu. Ju thashë se isha unë por ata nuk më besuan. Situata u zgjidh kur shoku im Mesut më pa. Kur ata ishin të sigurt se isha unë, ekipet buzëqeshën”, tha ai.

Gruaja e Beyhan Mutlu kërkoi ndihmë e alarmuar të martën kur ai u zhduk pasi kishte shkuar te pinte me miqtë. Ajo dhe disa miq të tij vendosën të kontaktojnë policinë pasi u përpoqën për orë të tëra për të kontaktuar 50-vjeçarin pa sukses. Mutlu, në gjendje të dehur, hasi në një grup punonjësish kërkimi dhe vullnetarësh. Ai kaloi disa orë duke “ndihmuar” për gjetejne e personit të humbur dhe vetëm kur dëgjoi emrin që ata thërrisnin kuptoi se po personi që po kërkonin ishte ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota beyhan mutlu turku gjeti vetveten beyhan mutlu turku gjeti vetveten

Sondazh

Poll