Aktualitet

‘Ekzaltohet’ drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër: Flamur Golemin e duam kryetar bashkie minimumi 12 vjet

9 Qershor 2019, 15:45 Nga DOSJA
‘Ekzaltohet’ drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër: Flamur

GJIROKASTËR- Flamur Golemi, kandidati i Partisë Socialiste për Gjirokastrën, ka zhvilluar një ditë më parë një takim elektoral në lagjen “Granica”, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

Ndër të pranishmit në këtë takim elektoral që ka marrë fjalën, ishte edhe Lindita Rova, drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër.

Ndërsa u shfaq mjaft entuziaste dhe eouforike, Rova kërkoi jo vetëm një mandat, por 3 të tillë për Golemin.

“Flamur Golemin e duam kryetar bashkie minimumi 12 vjet”, tha Rova.

Ndërsa nga ana tjetër kujtojmë se nuk dihet ende fati i zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi një ditë më parë Presidenti i Republikës shfuqizoi dekretin për zgjedhjet. Ky vendim u publikua pak para se të fillonte protesta e opozitës, për të cilën thuhej se do të ishte e dhunshme. Vendimi i Metës u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se zgjedhejt do të mbahen më 30 qershor.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur golemi gjirokaster lindita rova zgjedhjet lokale gjirokastër flamur golemi gjirokaster lindita rova zgjedhjet lokale gjirokastër

Sondazh

Poll