Aktualitet

Ngacmonte seksualisht vajzat dhe gratë e reja, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Greqi

9 Qershor 2019, 14:17 Nga DOSJA
Ngacmonte seksualisht vajzat dhe gratë e reja, arrestohet 34-vjeçari

GREQI- Autoritetet greke në Janinë ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar që ngacmonte seksualisht gratë e reja, në zonën Kalutsiani pranë shtëpisë së pleqve. Mësohet se prej disa ditësh mediat vendase trajtonin këtë ngjarrje të rëndë për një njeri te rezikshëm që sulmonte vajazat dhe gratë duke i terrorizuar ato me ngacmime seksuale. Pas arrestimit doli se shqiptari kishte një të kaluar lidhur me krimin.

Policia greke gjatë hetimt në ditët e fundit për sulmet ndaj grave, arriti të gjejë shqiptarin i cili është njohur nga dy viktimat e ngacmimeve seksuale.  Mediet raportojnë se ai ka pranuar ngacmimin ndaj dy vajzave në fjalë, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, por pohoi se ato ishin të vetmet.

Ndërkohë, policia ka përpiluar dosjen për shkelje të dinjitetit dhe ngacmime seksuale të përsëritura. Materialet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Janinës. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi ngacmime seksuale arrestohet shqiptari ne greqi ngacmime seksuale

Sondazh

Poll