Aktualitet

Tragjedi në Kukës, humb jetën 12-vjeçari teksa po lahej në pishinë

9 Qershor 2019, 14:07 Nga DOSJA
Tragjedi në Kukës, humb jetën 12-vjeçari teksa po lahej

KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, 12-vjeçari ishte duke u larë në një pishinë, ku dhe ka gjetur vdekjen. Burime nga vendngjarja për Dosja.al bëjnë me dije se ai është mbytur në pishinë në fshatin Kodër Lumë.

I mituri është identifikuar me inicialet A.L. banues në Kukës dhe po punohet për zbardhjen e  plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, fëmija i mitur A.L., rreth 12 vjeç, banues në Kukës,  duke u larë në pishinë në fshatin Kodër Lumë, ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 12 vjecari mbytet i mituri ne pishine policia kukes tragjedi ne kukes mbytet 12 vjecari mbytet i mituri ne pishine policia kukes tragjedi ne kukes

Sondazh

Poll