Bota

29 Shtator 2021, 16:52 Nga DOSJA

KOSOVË – Kosova dhe Serbia kanë dalë pa marrëveshje nga bisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, pas situatës së tensionuar mes dy vendeve. Mësohet se sot është përpiluar një draft i firmosut nga pala kosovare dhe pritet vetëm miratimi nga pala serbe, që të quhet e finalizuar. Nëse kjo marrëveshje finalizohet nga e hëna Kosova dhe Serbia do të përdorin stikersa (tabela)në vend të ndërrimit të targave.

Po çfarë është kjo marrëveshje, cili është qëllimi dhe pikat e saj?

Kjo është një marrëveshje e përkohshme, dhe do të shpërbejë vetëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve.

Tre pikat e kësaj marrëveshje janë:

Serbia dhe Kosovë të përdorin stikera, në vend të ndërrimit të targave.

Formimi i një grupi punues për lëvizjen e lirë brenda 6 muajve mes dy vendeve.

Largimi i barrikadave dhe vendosja e KFOR-it në të dy pikat kufitare. 

Ndërkohë që duke filluar nga 15 nëntori të dy shtetet do të përdorin letërngjitëse të bardha për targat e automjeteve. Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, i cili udhëhoqi edhe delegacionin e Kosovës në këtë takim, është shprehur se nëse Serbia nënshkruan marrëveshjen atëherë të dyja palët do të kenë 8 orë kohë për t’u tërhequr në mënyrë që KFOR të vendoset në të dyja anët e kufirit.

Megjithatë një deklaratë e zëdhënësit të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Peter Stano, e kundërshtoi Bislimin pasi u shpreh se negociatat mes dy vendeve nuk kanë mbaruar dhe se duhet punuar për qetësimin e situatës në veri.

Kosova dhe Serbia janë takuar sot në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që dërgojnë për te pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa. Sot është mbajtur një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.Takimi u bë i mundur me përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë për të dhjetën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

(I.A;f.m/m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni arrihet marreveshja per targat besnik bislimi kosova vendos reciprocitetin me serbine arrihet marreveshja per targat besnik bislimi kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll