Erdogan refuzon Sputnik V! Kureshtja nuk e lë të ‘qetë’, pyet Putin: Sa antitrupa ke nga vaksina?
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin, ka pritur në një takim në Soçi ditën e djeshme presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pjesë e bisedës do të ishin temat më të nxehta që prekim dy vendet mirëpo një prej tyre lindi natyrshëm, ajo për anti-trupat që kanë pas vaksinimit.
Bisedën e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.
“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.
Pas kësaj përgjigjeje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët. Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V. Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.
“Epo mirë pra, herën tjetër”- ka thënë Putin.
Dy liderët filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe zgjerimin e marrëveshjes për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga ana e Ankarasë. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje pasi thonë se sistemi rus paraqet rrezik për armatimin e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia. Bisedimet mes Erdoganit dhe Putinit u zhvilluan në Soçi të Rusisë. Erdogan i tha Putinit se dëshironte të diskutonte bashkëpunimin e në fushën e mbrojtjes, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
FOTO/ Pas Malit të Zi, Von der Layen shkon në Serbi, pritet me lule nga Vuçiç në aeroport
SERBI- Presidentja e Komisonit Evropian Ursula von der Layen ka vizituar Serbinë ditën e sotme, pas përfundimit të vizitës në Malin e Zi. Von der Layen është pr...
Tensionet në Veri, Kurti për mediat kroate: Protestuesit në Jarinjë e Bërnjak paguhen nga Serbia, shumica janë me dosje kr
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk është shkaktari i situatës së krijuar në Veri, por Serbia dhe presidenti i saj...
SHBA për diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë: I inkurajojmë të angazhohen më shumë, ka progres
KOSOVË- Zv/ambasadori i SHBA-së në Kosovë , Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një posti...
Von der Leyen pritet me lule nga kryeparlamentari malazez: Mali i Zi ka nevojë për dialog politik
MALI I ZI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu besimin se Mali i Zi do të mbetet në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ajo tha se ...
YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë
SHBA- YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lid...
Stano: Negociatat vazhdojnë, duhet të gjejmë një zgjidhje për krizën në veri
BRUKSEL – Zëdhënësi i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Peter Stano, është shprehur në një postim në twitter se negociatat mes Serbisë dhe Kosov...
Zëvendëskryeministri Bislimi: Nëse Serbia nënshkruan do të kemi 8 orë kohë për të tërhequr barrikadat
KOSOVË – Zëvendës kryeminsitri kosovar Besnik Bislimi ka thënë pas takimi në Bruksel se drafti marrëveshjes do të hyjë në fuqi sapo Serbia të vendosi...
Kishin targat “RKS”, qëllohen me gurë 2 automjetet në Kosovë
KOSOVË – Dy automjete me targat provizore RKS janë dëmtuar ditën e sotme në Mitrovicë dhe dyshohet se arsyeja kanë qënë targat provizore RKS që makin...
Von der Leyen dhe turi ballkanik, shpreh shqetësim për situatën Kosovë-Serbi
KOSOVË – Në sfondin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, presidentja e Komisionit Europian, (KE), Ursula von der Leyen, po zhvillon turin e sa...