Aktualitet

Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë/ E gjitha për një shpullë! Arrestohet autori, juristi Mitri Prifti u maskua si polic p

30 Shtator 2021, 06:31 Nga DOSJA
Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë/ E gjitha për një

VLORË– Mitri Prifti, autori i atentatit ndaj Edison Begajt është arrestuar nga policia. 36-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti, me profesion jurist ishte i maskuar dhe i veshur si polic teksa qëlloi me armë në drejtim të 41-vjeçarit në sy të fëmijëve. Policia raporton se Mitri Prifti ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn për motive të dobëta. Për Priftin,Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili mori 4 plumba nga Mitri Prifti. Sherri banal mes tyre ndodhi dy ditë para atentatit në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë. Ka qënë Edison Begaj ai i cili ka goditur me shpullë 36-vjeçarin në sy të qytetarëve që po kalonin në rrugë. Priftit nuk i iku inati me aq por planifikoi që ta vriste Begajn për veprimin e kryer. Begaj mundi që ti shpëtonte atentatit mirëpo muaj më vonë përfundoi pas hekurave pasi u arrestua në një operacion të zhvilluar të RENEA-s. Gjykata e Vlorës e ka lënë në arrest shtëpie Edison Begajn, i cili u arrestua pasi u kap me ramë zjarri pa leje e fishekë, pas një aksioni të RENEA-s në Vlorë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mitri prifti plagosja e edison begajt mitri prifti plagosja e edison begajt

Sondazh

Poll