Politike

Sali Berisha: Bashës i kërkova dorëheqjen në 2017-n por gabova, nuk nisa procesin

29 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA
Sali Berisha: Bashës i kërkova dorëheqjen në 2017-n por

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ku ka gabuar me menaxhimin e çështjeve brenda Partisë Demokratike, pasi humbën zgjedhjet në vitin 2017. I pranishëm në Durrës, në takimin e katër që zhvilloi në kuadër të turit që ka nisur, Berisha tha se ai i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen.

Por, Berisha shtoi se ai gaboi që nuk nis procesin e duhur që Basha të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme.

“Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate, u ekzekutuan politikisht si në pusi njerëzit që kishin 20 vite kontribute në PD. Unë i kërkova Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017, pasi humbje të atillë nuk kishim njohur as në vitin 1997, por gabova. Gabova se nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR: TAKIMI I 4-t/ Ish-kryeministri u bën thirrje demokratëve nga Durrësi: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kokalari: Basha e shkëmbeu Berishën me mbylljen e dosjes së lobimit

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha n durres aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha n durres

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 12:40

TIRANË– Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-OHDIR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Urszula Gacek ka takuar gjatë ditës së sotme palët politik...