Politike

29 Shtator 2021, 12:40 Nga DOSJA

TIRANË– Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-OHDIR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Urszula Gacek ka takuar gjatë ditës së sotme palët politike në vend. Fillimisht ajo ka shkuar në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, duke pasur në fokus të bisedës  raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pasi ambasadorja ka dorëzuar në tryezë, konkluzionet dhe rekomandimet, Gjiknuri është shprehur i hapur për të negociuar hartimin e një refome të re elektorale.

“PS gati për t’u ulur tryezë me opozitën për reformën zgjedhore e atë territoriale,”-tha Gjiknuri. Ndërkohë që pas takimit me Gjiknurin, Gacek ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas përfundimit të takimit me të, Basha tha për mediat jashtë selisë blu, gjatë një deklarate për mediat pak muaj më parë komentoi raportin përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit duke u shprehur se tashmë ishte konfirmuar se “25 prilli” nuk kishte lidhje me demokracinë.

Megjithatë Basha shtoi se ka ngritur një grup pune me deputetin Enkelejd Alibeajn për adresimin e problemeve në reformën zgjedhore. Ndër të tjera, kreu i Partisë Demokratike shtoi se nuk mjafon vetëm një legjislacion i mirë, por duhen garantuar edhe instrumentat që ta garantojnë zbatimin e ligjeve.

Pas takimit me Bashën, delegacioni i ODIHR ka zhvilluar një takimin me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila zgjedhjet e 25 prillit i quajti si antidemokratike, të pabarabarta dhe të padrejta. Ajo bëri me dije se LSI mezi po pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri lulzim basha urszula gacek zgjedhjet parlamentare 2021 damian gjiknuri lulzim basha urszula gacek zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll