Politike

“25 prilli ishte garë antidemokrate”/ Monika Kryemadhi takim me delegacionin e ODIHR: Presim nisjen e procesit parl

29 Shtator 2021, 16:47 Nga DOSJA
“25 prilli ishte garë antidemokrate”/ Monika Kryemadhi takim me

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me delegacionin e ODIHR ditën e sotme, ku u bisedua për zgjedhjet e 25 prillit. Në takim morën pjesë drejtuesit kryesor të partisë LSI, ndërkohë që Kryemadhi, zgjedhjet e 25 prillit i quajti si antidemokratike, të pabarabarta dhe të padrejta. Ajo gjithashtu bëri me dije se LSI mezi po pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore. 

“25 Prilli si një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë. LSI pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore, e cila rezultoi në zgjedhje shumë larg standardeve të synuara, për t’u angazhuar aktivisht për një ligj zgjedhor realisht demokratik dhe që respektohet e nuk mbetet vetëm i shkruar në letër, dhe që t’i rezistojë kohës në shërbim të interesit të qytetarëve.

Që respekton barazinë e votës dhe i jep vlerë votës së barabartë të çdo qytetari. Integrimi i Shqipërisë në standardet evropiane të demokracisë duhet të mbetet prioritet i të gjithë klasës politike, si rruga e vetme për mirëqenien e familjeve shqiptare dhe çlirimit të drejtësisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore,” tha Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: Delegacioni i ODIHR në Shqipëri, Basha: Raporti fakton masakrën zgjedhore! Gjiknuri: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore e territoriale

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delegacioni i odihr monika kryemadhi zgjedhjet e 25 prillit delegacioni i odihr monika kryemadhi zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll