Politike

Porti i Durrësit, Berisha: Aferë e përbashkët mes kreut të Meduzës dhe pengut të tij, do mbetet porti i Perëndimit

29 Shtator 2021, 17:37 Nga DOSJA
Porti i Durrësit, Berisha: Aferë e përbashkët mes kreut

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se projekti për transformimin e Portit të Durrësit është një aferë e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Në takimin e tij të katër të zhvilluar në Durrës, Berisha tha se Rama e Basha do të mbeten me dhimbje të madhe, pasi Porti i Durrësit i përket Perëndimit dhe nuk mund të realizohet ky projekt nga Lindja.

“Në historinë tonë kombëtare, Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e popullit shqiptar. Këtu kombi ka pasur gaxhën e vet drejt Perëndimit. Porti i Durrësit vetëm i tillë do mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit. Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë. S’mund ta bëjmë këtë gjë,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: TAKIMI I 4-t/ Ish-kryeministri u bën thirrje demokratëve nga Durrësi: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kokalari: Basha e shkëmbeu Berishën me mbylljen e dosjes së lobimit

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne durres aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne durres

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 12:40

TIRANË– Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-OHDIR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Urszula Gacek ka takuar gjatë ditës së sotme palët politik...