Politike

Berisha kërkon ndjesë në Durrës, pranon grabimet: Opozita s’arriti dot që t’i tregonte vendin një qeverie të tillë!

29 Shtator 2021, 16:37 Nga DOSJA
Berisha kërkon ndjesë në Durrës, pranon grabimet: Opozita

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë nga Durrësit duke pranuar se një pjesë të madhe të fajit që kryeministrit Edi Rama vijon ende të qeverisë, e ka Partia Demokratike, pjesë e të cilës është edhe ai vetë.

I pranishëm në Durrës, në takimin e katërt që zhvillon me demokratët në kuadër të turit që ka nisur, Berisha tha se Opozita nuk arriti kurrë që të organizojë aksionet e veprimet për t’i treguar vendin një qeverisjeje të tillë, por dështoi në çdo nismë të marrë që nga viti 2013.

“Njeriu që sot mori mandatin e tretë dëshmonte një pasion të çmuar për hekurat dhe burgun, në tetë vite shqiptarët zbritën nga vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon në ato më të ulëta, përfshorë këtu edhe Kosovën. Ky njeri ka rrëmbyer mandatin e tretë, ka filluar si askush tjetër në 30 vite që të qeverisë për katër vite të tjera. Besoj se biem dakort këtu në këto zhvillime edhe dramatike për ne shqiptarët, pjesën e vet të pamohueshme e ka Opozita shqiptare e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë aksionet e veprimet për t’i treguar vendin një qeverisjeje të tillë, por dështoi në çdo nismë të marrë. Që nga viti 2013. Ndaj dhe unë jam këtu për t’ju kërkuar ndjesë miqtë e mi, për t’ju shpjeguar se cili ishte gabimi im. Unë dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim. Isha i bindur që kur zgjedhësit hedhin një kontratë me ty dhe ti humb, duhet të hapësh rrugën dhe unë këtë bëra. Jam përpjekur të jap këshilla aq sa të mundem. Por, ku qëndron gabimi im atëherë. Është se unë nuk u tregova i vëmendshëm nga shkeljes së normave të Partisë Demokratike. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mensate u ekzekutuan njerëz që kishin contribute një jetë në Partinë Demokratike. Unë nisa procesin për këtë akt. Unë i kërkova Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen sepse humbje të tillë nuk kisha njohur në ‘97/ por, problemi është që nuk nisa procesin e duhur që ai të merrte përgjegjësinë për humbjen e tmerrshme që pësuam në vitin 2017. Do thoni ju pse? Sepse unë nuk kisha ndërmend të rikthehesha më. Isha i vendosur që të qëndroja një prej jush pa të drejtë kthimi dhe dorëheqjen time e kisha konceptuar si pa kthim,- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: TAKIMI I 4-t/ Ish-kryeministri u bën thirrje demokratëve nga Durrësi: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Kokalari: Basha e shkëmbeu Berishën me mbylljen e dosjes së lobimit

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne durres aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha ne durres

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 12:40

TIRANË– Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-OHDIR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Urszula Gacek ka takuar gjatë ditës së sotme palët politik...