Politike

VIDEO- Nuk presin orën për takim, mbështetësit i zënë ‘pritë’ Berishës në Sukth, valëvisin flamujt dhe u bien bori

29 Shtator 2021, 16:01 Nga DOSJA
VIDEO- Nuk presin orën për takim, mbështetësit i

DURRËS– Demokratët e ‘flaktë’ nuk kanë pritur orën 18:00 për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha në Durrës, por kanë menduar t’i zënë atij ‘pritë’ në Sukth. Me flamujt e Partisë Demokratike në duar, makinat e rreshtuara që u bien borive, mbështetësit e Berishës kanë dalë në hyrje të Durrësit për t’i uruar mirëseardhjen liderit historik të PD-së në qytetin bregdetar.

Sot , në 18:00, Berisha mban takimin e tij të katërt me demokratët. Ai kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i partisë.

Ky është takimi i katërt që bën Berisha pas atij në Vlorë, Fier dhe Tiranë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll