Bota

Kompania ajore amerikane: Stafi do të pushohet nga puna nëse nuk janë vaksinuar

29 Shtator 2021, 14:45 Nga DOSJA
Kompania ajore amerikane: Stafi do të pushohet nga puna nëse nuk

SHBA – Gati 600 punonjës të kompanisë ajrore amerikane “United Airlines” po përballen me vendimin për  pushim nga puna pasi nuk respektuan politikën e firmës për vaksinimin kundër Covid-19.

Sipas BBC, pjesa dërrmuese e stafit prej 67,000 personash kanë ofruar dëshmi të vaksinimit, e cila u kërkua të hënën. Kompania ajrore me bazë në Çikago përcaktoi kërkesat e saj për stafin lidhur me Covid në gusht. Punonjësit e saj amerikanë duhej të sillnin provën e vaksinimit, ose të marrjes së dy dozave, deri të hënën.

593 punëtorët që kanë refuzuar një vaksinë koronavirus dhe nuk kanë aplikuar për përjashtim për arsye fetare ose mjekësore tani përballen me humbjen e punës.Kompania ajrore ka thënë se gjithçka është bërë për të rritur sigurinë.

“Arsyetimi ynë për të kërkuar vaksinën për të gjithë punonjësit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte i thjeshtë, për t’i mbajtur njerëzit tanë të sigurt dhe e vërteta është kjo. Të gjithë janë më të sigurt kur vaksinohen dhe vaksinat funksionojnë. Ky ishte një vendim tepër i vështirë, por mbajtja e ekipit tonë të sigurt ka qenë gjithmonë përparësia jonë e parë”, tha shefi ekzekutiv Scott Kirby dhe  presidenti Brett Hart.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kompania ajrore pushon punojesit pasi nuk jane te vaksinuar united airlines kompania ajrore pushon punojesit pasi nuk jane te vaksinuar united airlines

Sondazh

Poll