Aktualitet

Shahistja e vogël që po bën krenare Shqipërinë, zë vendin e rëndësishëm në Kampionatin Europian

9 Qershor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Shahistja e vogël që po bën krenare Shqipërinë, zë

TIRANË– 13-vjeçarja shqiptare ka marrë pjesë në Kampionatin Europian të Shkollave në Rumani. Klean Shuqja ka zënë vendin e rëndëisshëm sipas rezultateve, dhe është e treta.

Nga lista e publikuar nga faqja zyrtare e facebooku-t, Federata Shqiptare e Shahut, shihet që e para është vendosur bullgarja Karaivanova Petya, që pasohet nga Turqia Aydin Gulenay dhe e treta rendotet shqiptarja Klean Shuqja.

“Perfundon, Kampionati Europian i Shkollave në Rumani ku shahista jone Klean Shuqja renditet ne vendin e 3 ne grupmoshen G13. Nje sukses i rradhes per Kleanen e cila vazhdon rezultatet pozitive ne arenen nderkombetare.
Suksese Kleana !!!”– shkruan FSHSH-ja në Facebook.

Por ky nuk është suksesi i vetëm për Shuqjan. 13-vjeçarja ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut të të Rinjve që u zhvillua në Maribor, Slloveni, ende pa mbushur 7 vjeç.

Atje Klean korri katër fitore dhe tre barazime në njëmbëdhjetë ndeshje.

Sapo mbushi 6 vjeç, Klean u dallua në Akademinë e Shahut ku edhe stërvitej nga profesorë profesionistë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapionati europian i shahut klean shuqja shahistja shqiptare kapionati europian i shahut klean shuqja shahistja shqiptare

Sondazh

Poll