Politike

Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Lirimi i të burgosurve politikë dhe zgjedhjet e lira janë të rëndësishme

29 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA
Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Lirimi i të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë është e rëndësishme që të lirohen të burgosurit politik. Sipas Metës, në Bjerollusi duhet të mbahen edhe zgjedhje të lira.

 “Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus,”- shkruan Meta krah një fotoje me Tsikhanouskaya.

Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse erdhi për herë të parë në Tiranë pas ftesës së kryeministrit Edi Rama. Ajo u takua më herët edhe me kreun e Qeverisë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta sviatlana tsikhanouskaya ilir meta sviatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll