Aktualitet

VIDEO- Vë gishtin në tëmtha dhe…/ Meta bisedë me zv.drejtorin e Policisë, Ardi Veliu rri e i dëgjon, asnjë koment

29 Shtator 2021, 11:42 Nga DOSJA
VIDEO- Vë gishtin në tëmtha dhe…/ Meta bisedë me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkoi sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të nderuar nënkomisarin e rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxhën. Pasi brenda takoi familjarët e 44-vjeçarit dhe vendosi një kurorë me lule pranë arkëmortit të tij, Meta doli jashtë.

Në hyrje, kreu i shtetit shkëmbeu disa fjalë me Albert Dervishajn, ku mund të shquheshin vetëm disa gjeste, të cilat të linin të kuptonin se po diskutonin për vdekjen e oficerit të Policisë. Në një moment, Meta lë gishtin tregues në kokë, ndërsa zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pohon me kokë.


Po ashtu, i pranishëm gjatë bisedës ishte dhe kryepolici Ardi Veliu.  Sapo mbaron bisedën me të, numri një i shtetit iu afrohet kamerave për të shpërndarë mesashin e tij, duke ofruar mbështetje në luftën ndaj krimit të organizuar.

LAJMI KRYESOR: Nisin homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, trupi do të prehet tek “Varrezat e Dëshmorëve”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet homazhe per saimir hoxhen ilir meta homazhe per saimir hoxhen ilir meta

Sondazh

Poll