Aktualitet

Shpërndanin drogëra të forta, arrestohen spaçatorët në Tiranë/ Kishin bërë gati 974 gramë

9 Qershor 2019, 09:37 Nga DOSJA
Shpërndanin drogëra të forta, arrestohen spaçatorët

TIRANË– Dy të rinj janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë për shitje të drogërave të forta.

Mësohet se gjithashtu janë sekuestruar 974 gramë drogë, e ndarë në propocione gati për shpërndarje.

Në pranga ranë dy personat me inicialet S. K., 34 vjeç dhe I. K., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, ndërsa në gjendje të lirë po hetohen P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Propocione”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë (njëri prej tyre shtetas italian)

Sekuestrohen 974 gramë të ndara në propocione gati për shpërndarje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar “Propocione”, ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me  shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë

– I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 974 grame droge arrestohen 4 persona droge me copa tirane 974 grame droge arrestohen 4 persona droge me copa tirane

Sondazh

Poll