Aktualitet

Dyshohet se vrau mësuesen në Angli, Koçi Selamaj u largua nga Elbasani për një jetë më të mirë

28 Shtator 2021, 20:48 Nga DOSJA
Dyshohet se vrau mësuesen në Angli, Koçi Selamaj u largua nga

ANGLI- 36-vjeçari Koçi Selamaj, i cili dyshohet se vrau mësuesen britanike Sabrina Nessa, u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, 20 vite më parë. The Sun shkruan se 36-vjeçari, i cili u rrit në Elbasan, punonte në Angli si shofer transporti.

Sipas artikullit të tabloidit britanik, qytetarët për Selamajn kanë thënë se ai ishte një “djalë i qetë” dhe luante me fëmijët në zonë. Qytetarët thanë se ai u largua nga banesa në Shqipëri në vitin 2000 në moshën 16 vjeç – në një përpjekje për të “gjetur një jetë më të mirë”. Ai udhëtoi në Greqi me prindërit e tij dhe tre vëllezërit e motrat, para se të merrte rrugën për në Mbretërinë e Bashkuar.

Një fqinj, një grua 70-vjeçare, tha për The Sun: Koçi u largua nga Greqia për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë, siç kanë bërë shumë shqiptarë. Ai ishte ende në kontakt me prindërit e tij ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar, por ai nuk është kthyer për një kohë të gjatë, të gjatë.

Sabina Nessa, 28 vjeç, u gjet më 18 shtator vetëm pak minuta larg nga shtëpia e saj, e pajetë dhe e mbuluar nga një grumbull gjethesh. Familjarët, kolegët, studentët e qytetarët mbajtën homazhe në nder të saj. Vetë Dukesha e Cambridge shprehu ngushëllimet e saj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koci selamaj sabrina nessa koci selamaj sabrina nessa

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 20:15

TIRANË– Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me ko...

Aktualitet 28 Shtator 2021, 19:25

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka treguar se Aldi Rama, i riu që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha është lokalizuar përmes telefonit të tij, pasi numri i ...