Aktualitet

EMRI- E RËNDË në spitalin e Pogradecit, mësuesja ndërron jetë pak minuta pasi shkon për kurim, familjarët akuzojnë mjek

28 Shtator 2021, 19:54 Nga DOSJA
EMRI- E RËNDË në spitalin e Pogradecit, mësuesja

POGRADEC– Anila Bazelli, 46 vjeçe, me profesion mësuese ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta në spitalin e Pogradecit. Mësohet se Bazelli është paraqitur në spitalin e Pogradecit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, pasi nuk është ndjerë mirë, por brenda pak minutave ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Lajmin e hidhur, bluzat e bardha ua dhanë familjarëve që kishin shoqëruar Bazellin për në spital, duke sjellë kështu dhe reagimin e tyre. Të afërmit e mësueses kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar dhe për neglizhencë.

Ata pretendojnë se 46-vjeçarja nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe për vdekjen e saj bëjnë fajtor mjekët. E ndjera Bazelli është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana. Vetë Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të bëhet nga kryeqyteti, gjë që pritet të zbardhë dhe shkakun që solli vdekjen e mësueses.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anila bazelli nderron jete mesuesja ne pogradec anila bazelli nderron jete mesuesja ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 20:15

TIRANË– Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me ko...

Aktualitet 28 Shtator 2021, 19:25

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka treguar se Aldi Rama, i riu që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha është lokalizuar përmes telefonit të tij, pasi numri i ...