Aktualitet

Arrestohet biznesmeni ‘rebel’ me pasurinë marramendëse në Shkodër, rihapi punishten e sekuestruar “Briland” (Video)

9 Qershor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Arrestohet biznesmeni ‘rebel’ me pasurinë marramendëse

SHKODËR– Biznesmeni Xhavit Kasemi është vënë në pranga në Shkodër. Ai akuzohet të ketë rihapur një punishte ku prodhon pije freksuese, edhe pse kjo e fundit i ishte sekuestruar nga autoritetet.

Mësohet se 55-vjeçari akuzohet për prodhim pijesh në mënyrë të paligjshme dhe fshehje të të ardhurave.

Por kush është Xhavit Kasemi?

Kasemi, pronar i firmës “Briland” nuk është një emër i panjohur për polciinë e Shkodrës. Ai është hetuar që në vitin 2013 për fshehje të të ardhurave dhe prodhim të pijeve në mënyrë ta paligjshme.

Por për këto vepra penale biznesmeni nga Shkodra fitoi pafajësinë në dy shkallë të gjyqësorit.

Ai iu rikthye ‘punës’ së tij derisa katër vite më vonë u kap në kamera të fshehtë duke shitur dhe reklamuar prodhime false si të importuara nga Italia.

Pamjet u publikuan nga emisioni “Stop”.

Pas këtyre pamjeve, policia ushtroi nëj kontroll në punishten e 55-vjeçarit dhe zbuloi kushtet skandaloze në të cilat mbahej vaji dhe shumë produkte të tjera. Autoritetet arrestuan biznemenin dhe më pas i sekeustruan edhe punishten, të cilën ai e ka rihapur sërish pavarësiht këtij vendimi.

“Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur ‘arrest me burg’ në mungesë për këtë shtetas, si administrator i subjektit “Briland”.

Gjithashtu u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë marramendëse që Kasemi zotëronte në Shkodër.

Pasuria e sekuestruar

Aktiviteti tregtar i subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

Pasuria e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër -Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

Pasuri e paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër

4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL, 
* Automjeti tip Ëolksvagen me targë SH6014E, 
* Automjeti tip Ford me targë SH1642E, 
* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

Kasemi u shpall në kërkim kurse punonjësit e AKU-së Shkodër u vunë në pranga si bashkëpunëtorë të biznesmenit. Ata u akuzuan që kishin lejuar shkodranin të prodhonte pije alkolike false dhe të shiste produkte të dëmshme për shëndetin.

Në pranga ranë Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër
Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi.

8 muaj pas shpalljes në kërkim u arrestua edhe vetë Kasemi, më 7 maj të vitit 2018.

(f.m/dosja.al)

Video:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet biznesmeni prodhim pijesh shkoder xhavit kasemi arrestohet biznesmeni prodhim pijesh shkoder xhavit kasemi

Sondazh

Poll