Aktualitet

VIDEO- Qëlloi veten pas vrasjes së efektivit, Aldi Rama mbërrin i bërë gjithë baltë në Urgjencën e Lezhës

28 Shtator 2021, 15:10 Nga DOSJA
VIDEO- Qëlloi veten pas vrasjes së efektivit, Aldi Rama mbërrin i

LEZHË– Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau sot efektivin Saimir Hoxha ka mbërritur në Urgjencën e spitalit të Lezhës, pasi u gjet i vetëplagosur në Lagunën Kune-Vain në Lezhë. Fotot tregojnë momentin kur Rama futet me barrelë në Urgjencë, i bërë gjithë baltë dhe i rrethuar nga forca të shumta policie.

Aldi Rama ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi qëlloi veten me armë zjarri, kur kishin kaluar më shumë se pesë orë nga vrasja e efektivit Saimir Hoxha.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis dhe të shpallurin në kërkim, autori qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2021, 12:57

DIBËR– Një rast korrupsioni ka çuar në pranga disa zyrtarë të Bashkisë të Dibrës. Oficerët e SPAK kanë zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore...