Vrasja e efektivit në Lezhë, presidenti Meta: Jam i tronditur! Të kapen sa më parë autorët, duhet të jetë prioritet abso
28 Shtator 2021, 10:29Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar hetimin e plotë për zbardhjen e vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, sot në zonën e Ishull Lezhës. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se është tronditur nga ngjarja, duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të 44-vjeçarit.
“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës. Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit! Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor. Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!,“-shkruan Meta në postimin e tij.
LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në operacion nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHE- Situatë e tensionuar në zonën ku u ekzekutua efektivi i Policisë, Saimir Hoxha në Lezhë. Një video e publikuar nga gazeta Panorama tregon çastet k...
LEZHË– Del fotoja e të dyshuarit kryesor lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha në zonën e Ishull Lezhës. Personi që shih...
LEZHE– Aldo Rama, i njohur edhe si Selim Rama, personi që shihni në këtë foto dyshohet se është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. I ...
LEZHË– Saimir Hoxha, oficeri i Krimeve që u vra sot në zonën e Ishull Lezhës, ishte transferuar së fundmi në repart. Burime të Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË– Përfundon seanca në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Lartë vendos sot në orën 13:00 për fatin e ish-m...
LEZHE– Një grup trafikantësh droge që operojnë në zonën e Lezhës dyshohet se fshihen pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Burime për Dosja.al sqarojn...
LEZHË– Dalin fotot e para të viktimës dhe të autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit, Saimir Hoxha në zonën e Ishull Lezhës. Personi që shihni në ...