Aktualitet

Vrasja në Lezhë, rindërtohet DINAMIKA/ Oficeri i krimeve po patrullonte me kolegët, i mori vëmendjen makina e ndaluar. Aldo

28 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Vrasja në Lezhë, rindërtohet DINAMIKA/ Oficeri i krimeve po

LEZHË– Rindërtohet skena e vrasjes së efektivit të Policisë, Saimir Hoxha, i cili u vra teksa shërbente në zonën e Kune-Vainit në Lezhë. Babai i dy fëmijëve të mitur u gjet me shenja jete brenda një kanali, por ndërroi jetë teksa po transportohej në spital.

Por si u qëllua efektivi nga 21-vjeçari Aldo Rama?

Nga stimulimi i parë i bërë në skenën e vrasjes, mësohet se efektivi 44-vjeçar, i cili ishte duke patrulluar me një grup kur u qëllua për vdekje. Teksa po patrullonin në zonë, kanë konstatuar një mjet të ndaluar. Nga dyshimi, efektivi i vrarë ka shkuar pranë automjetit dhe për të bërë verifikimin e personit. Por sapo i është afruar, 21-vjeçari Aldo Rama ka qëlluar me armë duke e plagosur. Plumbi e ka kapur në zemër efektivin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Operacioni anti-kamnabis kishte nisur që mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Lezhës.

I dyshuari kryesor për vrasjen, Aldo Rama ishte në arrest shtëpie, pas vrasjes u largua me automjet nga vendngjarja. Kjo pasi i riu ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo rama saimir hoxha vritet saimir hoxha aldo rama saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll