Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit, Policia: Kemi identifikuar autorin, Aldo Rama, i dënuar për trafik droge (INFORMACIONET)

28 Shtator 2021, 09:51 Nga DOSJA
Vrasja e nënkomisarit, Policia: Kemi identifikuar autorin, Aldo Rama, i

LEZHE– Policia e Shtetit njofton se zyrtarisht, autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha është Aldo Rama, 21 vjeç. I riu është shpallur në këkrim nga Policia ndërsa mësohet se është i dënuar më herët për trafik droge dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Lezhë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)

(F.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll