Aktualitet

Sekuestrohen 12 kg hashash në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari

9 Qershor 2019, 08:04 Nga DOSJA
Sekuestrohen 12 kg hashash në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari

VLORË– Janë sekuestruar 12 kg drogë dhe një person është vënë në pranga.

Mësohet se droga e llojit kanabis u gjet në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Policia ka vënë në pranga pronari ne banesës, 57-vjeçarin me inicialet A.M..

Njoftimi i policisë Vlorë

Sekuestrohen nga policia 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në një banesë.

Vihet në pranga autori – pronar i banesës.

Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 57-vjeçari sekuestrohen 12 kg hashash vlore arrestohet 57-vjeçari sekuestrohen 12 kg hashash vlore

Sondazh

Poll