Aktualitet

‘Shqyhet’ me forcë bankomati në Durrës, autorët marrin një sasi parash

9 Qershor 2019, 07:22 Nga DOSJA
‘Shqyhet’ me forcë bankomati në Durrës, autorët

DURRËS– Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se persona ende të paidentifikuar kanë thyer bankomatin e një banke të nivelit të dytë, duke grabitur një sasi parash.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe  po  punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m, a.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres vidhet bankomati durres vidhet bankomati

Sondazh

Poll