Bota

Ish-basketbollisti, Kareem Abdul-Jabbar: Lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar nuk duhet të lejohen në ekip

28 Shtator 2021, 07:41 Nga DOSJA
Ish-basketbollisti, Kareem Abdul-Jabbar: Lojtarët të cilët nuk

SHBA- Legjenda e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar ka thënë gjatë një interviste se lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar nuk duhet të lejohen në ekip. Ai u shpreh se nuk ka vend në ekip për lojtarët të cilët janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shokëve të tyre të skuadrës vetëm sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“NBA duhet të këmbëngulë që të gjithë lojtarët dhe stafi të vaksinohen ose t’i largojnë ata nga ekipi. Nuk ka vend për lojtarët të cilët janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shokëve të tyre të skuadrës, stafit dhe tifozëve thjesht sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë seriozitetin e situatës ose të bëjnë kërkimet e nevojshme”, tha Abdul-Jabbar.

Ish-basketbollisti ka qenë një ndër nxitësit më të mëdhenj të marrjes së vaksinës. Ai e mori vaksinën e tij para kamerave dhe iu bëri thirrje të gjithëve të vaksinohen. NBA nuk kërkon që lojtarët të jenë të vaksinuar për të luajtur. Gjithësesi, pjesës tjetër të stafit që punojnë me basketbollistët u duhet të jenë të vaksinuar plotësisht. Abdul-Jabbar foli gjithashtu për mohuesit e vaksinave.

“Ajo që unë gjej veçanërisht të pasinqertë për mohuesit e vaksinave është arroganca e tyre mosbesuese ndaj imunologjisë dhe ekspertëve të tjerë mjekësorë. Megjithatë, nëse fëmija i tyre do të ishte i sëmurë ose ata vetë të kishin nevojë për trajtim urgjent mjekësor, sa shpejt do të bënin pikërisht atë që u thanë të njëjtët ekspertë? Sa më shumë injorancë të përhapet përreth, aq më lehtë është të ngatërrosh njerëzit për atë që po ndodh. Ne duhet të edukojmë veten në mënyrë që të kuptojmë se çfarë ofrohet. Këto vaksina janë të sigurta dhe janë efektive. Dhe ne duhet ta luftojmë këtë virus si grup”, tha ai.

Ndërsa hezitimi për marrjen e vaksinave po zvogëlohet, ka pjesë të popullsisë që janë akoma më hezitues se të tjerët. Amerikanët me ngjyrë janë grupi demografik më pak i vaksinuar. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 25% e popullsisë së njerëzve me ngjyrë në SHBA ishte plotësisht e vaksinuar.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kareem abdul-jabbar kareem abdul-jabbar

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 21:16

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.Nga sulmi u pla...