Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në Yrshek, flakët përhapen me shpejtësi nga era, rrezikohen banesat 

27 Shtator 2021, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarr në Yrshek, flakët përhapen me shpejtësi nga

TIRANË- Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Yrshek në Kashar të Tiranës. Mësohet se vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të mëdha që po fryjë, duke rrezikuar edhe disa banesa të zonës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet se cilat janë, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar vetëm një mjet zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Banorët e shqetësuar për banesat dhe bizneset e tyre, po mundohen gjithashtu të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Në videon e postuar nga FaxNews, shihen flakët që përhapen me shpejtësi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne yrshek zjarr ne yrshek

Sondazh

Poll