Aktualitet

2 mijë e 653 humbje jete! Rëndohet bilanci në vend, shënohen edhe 13 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, bien lehtë rastet

27 Shtator 2021, 16:22 Nga DOSJA
2 mijë e 653 humbje jete! Rëndohet bilanci në vend, shënohen

TIRANË– 2 mijë e 653 humbje jete, 10 mijë e 841 raste aktive dhe 154 mijë e 694 raste të shëruara. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar edhe 13 humbje jete. Konkretisht, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç dhe 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç, nuk i kanë mbijetuar do infektimit me koronavirus dhe kanë ndërrruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 295
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 189
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4064

Testime totale 1,189,319
Raste pozitive 168,188
Raste të shëruara 154,694
Raste Aktive 10,841
Humbje jete 2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,856
Fier 1048
Durrës 999
Shkodër 953
Vlorë 599
Elbasan 558
Lezhë 442
Berat 419
Korçë 289
Kukës 254
Dibër 223
Gjirokastër 201

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll