Aktualitet

I përmbyset makina në Gramsh, shoferi mbetet i bllokuar brenda saj (Foto)

9 Qershor 2019, 06:56 Nga DOSJA
I përmbyset makina në Gramsh, shoferi mbetet i bllokuar brenda saj

GRAMSH– Një aksident pa pasoja të rënda ka ndodhur në qytetin e Gramshit.

Mësohet se një fuoristradë me targa SK 145 BA teksa drejtohej nga qytetari Riza Pëllumbi është rrokullisur dhe ka mbetur i përmbysur.

Automjeti po udhëtonte në fshatin Bregas dhe pas përmbysjes shoferi mbeti i bllokuar brenda në fuoristradë.

Banorët e zonës janë mbledhur që ta nxjerrin nga automjeti por nuk kanë mundur deri në mbërritjen e autoriteteve përkatëse.

Më në fund është bërë e mundur nxjerrja e Pëllumbit nga mjeti. Shoferi është dërguar më pas në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh gramsh makina kthehet permbys riza pellumbi aksident në gramsh gramsh makina kthehet permbys riza pellumbi

Sondazh

Poll