Politike

Nuk paguhen faturat! Bashkia e Tiranës në vend të parë për detyrimet e prapambetura, e “ndjek” Kavaja e Vlora

26 Shtator 2021, 18:51 Nga DOSJA
Nuk paguhen faturat! Bashkia e Tiranës në vend të parë

TIRANË– Bashkia e Tiranës vazhdon të jetë institucioni më problematik sa i përket pagimit të detyrimeve. Sipas “Ora”, në buxhetin e vitit të shkuar, Bashkia e Tiranës rezulton se në fund të muajit dhjetor stoku i faturave të papaguara shkon në 6.9 miliardë lekë ose rreth 5.6 milionë euro.

Në draftin e paraqitur për tu diskutuar në Kuvend, Bashkia e Tiranës ka 762 mln lekë detyrime, ndërsa e vetmja që i afrohet është Bashkia e Kavajës me vlerën rreth 728 milion lekë, ndërsa e treta renditet Vlora me 703 milion lekë.

Janë detyrimet për investime ato që do të rëndojnë më shumë buxhetin e bashkive në vitet e ardhshme, por më pas nuk mbesin as vendimet gjyqësore.

Ndërkohë që për punën e kryer dhe të papaguar në të 61 bashkitë e vendit detyrimi shkon në 30 milionë euro, ndërsa për vendimet e gjykatave, pushteti vendor duhet të shlyejnë më shumë se 5.6 milionë euro.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia e tiranes detyrimet e bashkive tirane bashkia e tiranes detyrimet e bashkive tirane

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2021, 16:36

GJIROKASTËR– Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka vazhduar “turin” e saj nëpër Shqipëri, d...