Politike

Pas vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve, Rama mbledhje URGJENTE me deputetët e PS

8 Qershor 2019, 19:11 Nga DOSJA
Pas vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve, Rama mbledhje

TIRANË– Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30-qershorit, një lëvizje e beftë ka ardhur nga kampi socialist.

Kryetari i PS, Edi Rama, njëherazi kryeministër ka vendosur të mbledhë urgjentisht grupin e deputetëve të Partisë Socialiste në selinë rozë nesër në orën 09:30.

Rama është kthyer me shpejtësi nga Berati ku po zhvillonte një tur takimesh në këtë qark dhe do të takojë socialistët pas vendimit të Metës, që e cilësoi një vegël të Sali Berishës.

Nuk dihet cili do të jetë hapi i radhës nga kryeministri, por ai tha se është tri lëvizje përpara nga të tjerët.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje.

Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e grupit të ps-së shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama mbledhja e grupit të ps-së shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll