Sport

Juventus, tre gola për marrë fitoren: Sampdoria zgjohet shumë vonë!

26 Shtator 2021, 12:55 Nga DOSJA
Juventus, tre gola për marrë fitoren: Sampdoria zgjohet shumë

ITALI-Në javën e 6-të të Serie A, Juventus ia del të marrë fitoren e dytë rradhazi. Pas suksesit me Spezian, skuadra bardhezi fitoi ndaj Sampdoria-s me shifrat 3-2. Gjithçka filloi mirë për Juventusin kur në minutën e 10-të gjetën golin e avantazhit me Dybalan.Bonucci dyfishoi me penallti në minutën e 43-të, por Sampdoria kundërpërgjigjet menjëherë duke shkurtuar diferencën me Yoshida vetëm një minutë më pas.

Pjesa e dytë nis sërish me dominimin e Juventusit që arrin të shënojë edhe golin e tretë me Locatellin në minutën e 57-të. U duk se Juventus vulosi fitoren, por Candreva shënoi golin e dytë për Sampdorian 7 minuta para përfundimit të takimit.Asgjë nuk ndryshon në minutat e mbetura të sfidës dhe Juventus arrin një fitore me vlera, që e ngjit në kuotën e 8 pikëve në tabelën e klasifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus sampdoria serie a juventus sampdoria serie a

Sondazh

Poll