Sport

Serena, 40 vjeç, kampione, nënë, divë dhe një “peng”: Grand Slami i 24-t!

26 Shtator 2021, 09:19 Nga DOSJA
Serena, 40 vjeç, kampione, nënë, divë dhe një

SHBA – “Zonja” e tenisit botëror sot mbush 40 vjeç. Gëzuar ditëlindjen Serena Williams, 40 qirinj për të fikur dhe ndoshta, vetëm një dëshirë e mbetur për t’u realizuar: të arrish atë numër të bekuar të Grand Slamit të 24-t, që barazon rekordin e Margaret Court.

Një “peng” që e ka ndjekur atë për 4 vjet, gati pesë, që nga fitorja e fundit e një Slami të madh, si ai i “Australian Open 2017”. Një titull special, i 23-ti në karrierën e saj sportive edhe më i veçanti, sepse u fitua me foshnjën në barkun e saj.

Kampionia dhe nëna, dy jetët e Serenës, që nuk e braktis kurrë të bijën, Alexis Olympia Ohanian Jr. e saj, një emër që mban erën e fitores. Sepse gjatë gjithë jetës saj, fitorja ishte qëllimi i vetëm i kësaj dive të tenisit botëror…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “australian open 2017” “zonja” e tenisit botëror alexis olympia ohanian jr. serena williams “australian open 2017” “zonja” e tenisit botëror alexis olympia ohanian jr. serena williams

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2021, 21:15

SPANJË– Real Madrid nuk ia del të fitojë ndaj Villareal në javën e 7-të të La Liga-s. Takimi zhvilluar në Bernabeu përfundoi me shifrat 0-0. Sulmi i ...