Sport

Tragjedia që ‘zhduku’ Chapecoense, arrestohet përgjegjësja e fluturimit…

26 Shtator 2021, 06:01 Nga DOSJA
Tragjedia që ‘zhduku’ Chapecoense, arrestohet

BRAZIL – Pothuajse pesë vjet pas rrëzimit të aeroplanit, që zhduku ekipin brazilian të Chapecoense dhe pasagjerët e tjerë në avion, me një total prej 71 vdekjesh, policia braziliane arriti të arrestojë bolivianen Celia Castedo Monastero, e hetuar për katastrofën dhe e kërkuar që atëherë. Ajo ishte specialiste i sigurisë së fluturimit në atë kohë, nuk zbatoi kërkesat minimale për miratimin e planit të fluturimit.

Fluturimi 2933 i LaMia u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar Viru Viru në Bolivi, me një orë vonesë në drejtim të Medellin në Kolumbi, ku nuk mbërriti kurrë, duke u rrëzua për shkak të mbarimit të karburantit. Në bordin e këtij avioni ishte edhe skuadra braziliane Chapecoense, e shoqeruar edhe nga 21 gazetarë.

Pas aksidentit tragjik, Celia Castedo Monastero u arratis, pasi 71 nga 77 personat në bord humbën jetën për shkak të veprimeve të saj. Pas arrestimit në Brazil, në shtetin Mato Grosso do Sul në kufirin me Bolivinë, ajo do të qëndrojë në burg në Corumbrà për përfundimin e ekstradimit në vendin e saj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aeroporti ndërkombëtar viru viru në bolivi celia castedo monastero fluturimi 2933 i lamia mato grosso do sul aeroporti ndërkombëtar viru viru në bolivi celia castedo monastero fluturimi 2933 i lamia mato grosso do sul

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2021, 21:15

SPANJË– Real Madrid nuk ia del të fitojë ndaj Villareal në javën e 7-të të La Liga-s. Takimi zhvilluar në Bernabeu përfundoi me shifrat 0-0. Sulmi i ...