Sport

Florian Marku kampion bote! DETAJI emocionues, trajneri i tij grek i hedh flamurin shqiptar mbi supe

26 Shtator 2021, 09:08 Nga DOSJA
Florian Marku kampion bote! DETAJI emocionues, trajneri i tij grek i hedh

TIRANË– Fitorja e boksierit shqiptar, Florian Marku, në ringun e “Tottenham Hotspur” ndaj ukrainasit Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i botës në peshën e mesme të IBF bëri krenar të gjithë shqiptarët. Në krah të Markut që në nisje të ndeshjes dhe në fund ishte trajneri i tij grek, Georgios Armagos. Trajneri grek e ka spikatur që të vogël Florianin duke e mësuar dhe promovuar në shtypin dhe opinionin grek. Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka ndau në ‘Facebook’ me foto, momentin kur Armagos i hedh mbi supe flamurin shqiptar boksierit që tashmë është kampion bote.

Shkrimi i Zykës:

Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γεώργιος Αρμάγος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll

Sport 25 Shtator 2021, 21:15

SPANJË– Real Madrid nuk ia del të fitojë ndaj Villareal në javën e 7-të të La Liga-s. Takimi zhvilluar në Bernabeu përfundoi me shifrat 0-0. Sulmi i ...