Politike

Demokratët e pritën në Vlorë, Berisha ndan pamjet: Epike! Mirënjohje të thellë

26 Shtator 2021, 12:29 Nga DOSJA
Demokratët e pritën në Vlorë, Berisha ndan pamjet: Epike!

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim me demokratët në Vlorë, në vijim të nismës ‘Foltorja për PD’.

Sot, ai ka ndarë pamjet e mikpritjes që i bënë të pranishmit. Berisha i shpreh mirënjohje mbështetësve që sipas tij janë të zjarrtë dhe shumë frymëzues.

“Vlora e zjarrtë, epike, frymëzuese! Mirënjohje të thellë!” shkroi ish-Kryeministri.

Takimi i djeshëm ishte i treti që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’. Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll